Foto:VCG

Foto:VCG

Agjencia amerikane e sondazheve "Gallup" publikoi të martën një sondazh, sipas të cilit 17 % e të pyeturve janë të mendimit se inflacioni është problemi më i madh për amerikanët sot, 4 % e vunë theksin te çmimet e larta të karburantit, ndërsa 70 % mendojnë se kushtet e tyre ekonomike do të përkeqësohen më tej.

Sondazhi zbuloi njëkohësisht ndryshimin e shqetësimit ndërmjet grupeve me nivele të ndryshme të të ardhurave. 63 % e amerikanëve të pyetur me të ardhura vjetore nën 40 mijë dollarë shqetësohen shumë për trysninë nga inflacioni, kurse shifra te ata me më shumë se 100 mijë dollarë amerikanë është 58 %. Lidhur me këtë, analistët e "Gallup"-it vënë në dukje se kjo pasqyron vijimin e dukurisë së polarizimit të shoqërisë amerikane. "Partia Demokrate në pushtet e minimizon këtë problem, njësoj si në periudhën e qeverisjes së Partisë Republikane," komentoi një prej tyre.