shba, doza 4, ansa

shba, doza 4, ansa

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka autorizuar një dozë të katërt të vaksinave “Pfizer-Biontech” ose “Moderna” kundër Covid, për personat e moshës 50 vjeç e lart, si dhe për disa kategori të pacientëve me imunitet të rrezikuar, njoftojnë mediet amerikane.

Numri i përgjithshëm i rasteve të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara arriti në mbi 80 milionë të martën, me një total prej më shumë se 900 mijë vdekjesh, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, citon “Xinhua”.

Kalifornia kryesoi listën e numrit të rasteve në nivel shtetëror, me më shumë se 9 milionë infektime. Pas saj renditet Teksasi me rreth 6.7 milionë raste, pasuar nga Florida me mbi 5.8 milionë raste dhe Nju Jorku me më shumë se 4.9 milionë raste.

Shtetet e Bashkuara mbeten kombi më i goditur nga pandemia, me shumicën e rasteve dhe vdekjeve në botë, që përbëjnë gati 17 për qind të ngarkesës globale të rasteve dhe gati 16 për qind të vdekjeve globale. (Irma)