VCG

VCG

Eksporti i automjeteve nga Kina në Nepal nëpërmjet porteve në Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore është shfaqur si një motor i ri i rritjes për tregtinë kino-nepaleze, bëhet e ditur nga zyra rajonale doganore e Lhasa-s, citon “Xinhua”.

Në vitin 2021, dogana e Lhasa-s mbikëqyri dhe ekzaminoi 806 automjete të prodhuar në Kinë për eksporte me një vlerë tregtare prej 145 milionë juanë (rreth 22.8 milionë dollarë amerikanë), një rritje prej 760 për qind nga viti në vit.

Midis tyre, 419 ishin automjete me energji të re, duke shënuar një rritje prej 974 për qind, tha Yuan Jintao, një zyrtar doganor.

Li Chaohua, një biznesmen në Tibet, tha se kompania e tij eksportoi më shumë se 500 makina në Nepal nëpërmjet porteve në Tibet vitin e kaluar, duke shtuar se shifra pritet të dyfishohet këtë vit.

Tibeti shërben si një rrugë e rëndësishme tokësore nga Kina në Azinë Jugore. Pavarësisht ndikimit të pandemisë, Nepali ka mbetur partneri më i madh tregtar i rajonit. Sipas zyrës doganore të Lhasa-s, tregtia e jashtme midis Rajonit Autonom të Tibetit dhe Nepalit arriti në 1.8 miliardë juanë në vitin 2021, me një rritje prej 69.4 për qind nga viti në vit. (Irma)