VCG

VCG

Ukraina krijoi tre korridore humanitare të mërkurën, deklaroi zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, përmes një mesazhi të postuar në “Telegram”, shkruan “Xinhua”.

Dy korridore u krijuan për të lejuar civilët ukrainas të largoheshin nga qytetet Melitopol dhe Energodar në rajonin jugor të Zaporizhzhia.

Një tjetër korridor humanitar u krijua në rajonin lindor të Donetskut për të evakuuar njerëzit nga qyteti i Mariupol.

Të enjten e kaluar Ukraina krijoi shtatë korridore humanitare, pas nëntë korridoreve një ditë më parë, sipas agjencisë së lajmeve “Ukrinform” të drejtuar nga qeveria e Ukrainës. (Irma)