Volodymyr Zelensky, google

Volodymyr Zelensky, google

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se ai pa sinjale pozitive nga bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, që u zhvilluan në Stamboll të Turqisë.

“Sinjalet që marrim nga negociatat mund të quhen pozitive”, tha Zelensky në një video të publikuar në kanalin e tij zyrtar në “Telegram”, citon “Xinhua”. Ai po ashtu theksoi se Ukraina është e vetëdijshme për të gjitha rreziqet dhe do t'i besojë vetëm rezultateve konkrete.

Delegacionet ukrainase dhe ruse zhvilluan të martën raundin e radhës të bisedimeve të paqes në Stamboll, i pesti që nga nisja e konfliktit më 24 shkurt. Pas negociatave, David Arakhamia, anëtar i delegacionit ukrainas, tha se Kievi zyrtar ka propozuar nënshkrimin e një traktati të ri ndërkombëtar mbi garancitë e sigurisë, në një përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit. (Irma)