VCG

VCG

Varianti i versionit shumë të transmetueshëm Omikron të koronavirusit, i njohur si BA.2, tani është mbizotërues në mbarë botën, duke shkaktuar rritje të rasteve në shumë vende në Evropë dhe Azi, si dhe duke ngritur shqetësime mbi potencialin për një valë të re në Shtetet e Bashkuara, raporton “Reuters”.

BA.2 tani përfaqëson gati 86% të të gjitha rasteve të renditura, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ai është edhe më i transmetueshëm se variantet shumë ngjitëse Omikron, BA.1 dhe BA.1.1, megjithatë provat e deritanishme sugjerojnë se nuk ka më shumë gjasa të shkaktojë sëmundje të rëndë.

Ashtu si me variantet e tjera në familjen Omikron, vaksinat janë më pak efektive kundër BA.2 sesa kundër varianteve të mëparshme si Alfa ose lloji origjinal i koronavirusit, dhe mbrojtja bie me kalimin e kohës. Megjithatë, sipas të dhënave të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, mbrojtja rikthehet me një vaksinë përforcuese, veçanërisht për parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjeve.

Disa vende evropiane tani po shohin një rritje më të ngadaltë të rasteve të reja, apo edhe një rënie.

BA.2 është quajtur "varianti i fshehtë", sepse është pak më i vështirë për t'u gjurmuar. Një gjen që mungon në BA.1 e lejoi atë të gjurmohej nëpërmjet një testi të zakonshëm PCR.

BA.2, dhe varianti tjetër BA.3, i cili gjithashtu është në rritje, por aktualisht është në nivele të ulëta, mund të gjendet vetëm me sekuencë gjenomike, të cilën disa vende e bëjnë më shumë se të tjerët. (Irma)