ministri i jashtem turk, anadoluagency

ministri i jashtem turk, anadoluagency

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, përshëndeti raundin e fundit të bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll, duke thënë se në takim u arrit progresi më domethënës që nga fillimi i negociatave, raporton “Anadolu Agency”.

Duke folur në një konferencë shtypi, Çavusoglu tha se ishte i kënaqur që shihte më shumë afrim mes palëve në çdo fazë. Ai i cilësoi bisedimet e paqes në Stamboll, një tregues të besimit për Turqinë.

Çavusoglu shtoi se prioriteti kryesor është të arrihet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të hapet rruga për një zgjidhje të përhershme politike.

Turqia ka fituar vlerësime të gjera për përpjekjet e saj për t'i dhënë fund luftës, e ndihmuar nga pozicioni i saj unik në marrëdhëniet miqësore me Rusinë dhe Ukrainën.

Më 10 mars, Turqia priti ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Antalya, takimi i nivelit më të lartë të dy palëve që nga fillimi i luftës. (Irma)