Foto nga VCG

Të hënën, rrjeti amerikan ABC publikoi një koment, ku vihet në dukje se epidemia e COVID-19 në ShBA është politizuar. Polarizimi i politikës amerikane ishte i dukshëm edhe para shpërthimit të epidemisë, thekson komenti, por tani kjo prirje është acaruar më tej. Keqinformimi gjatë epidemisë dhe rregullat antiepidemike që kanë ndryshuar pandërprerë, i kanë bërë njerëzit të humbin besimin te qeveria.

Në koment thuhet gjithashtu se mes amerikanëve ka mosmarrëveshje të mëdha lidhur me çështjet e mjekësisë, të shëndetit, të emigracionit, të së drejtës së votimit, të reformës së armëve, të ndryshimit të klimës etj. Sipas sondazheve, shpërthimi i epidemisë i ka acaruar dasitë politike. Në dy vjetët e fundit, mosmarrëveshjet më të mëdha qëndrojnë në problemet lidhur me epideminë, si për shembull mbajtja e maskës, vaksinimi etj.

"Në ShBA epidemia është bërë një problem politik," tha epidemiologu i Universitetit "Johns Hopkins" David Dowdy. "Mosmarrëveshjet politike lidhur me epideminë janë më të forta se në vendet e tjera." (Fani/Artan)