Ditët e fundit, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm të Suedisë publikoi raportin e prirjes së shitjes globale të armëve, që tregon se, nga viti 2017 deri më 2021, vëllimi i tregtimit global të armëve u ul me 4.6 % në krahasim me para pesë vjetësh, por eksporti i armëve amerikane u shtua me 14 %, duke zënë 39 % të vëllimit të përgjithshëm global, nga 32 % që ishte para pesë vjetësh.

Pas fillimit të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, disa vende perëndimore i ofruan Ukrainës armë të përparuara, ndërsa Gjermania, Suedia dhe Danimarka shtuan buxhetin e vet të mbrojtjes kombëtare, duke u ofruar mundësi të mira biznesi kompanive ushtarake amerikane. Për shembull, në gjashtë muajt e fundit, çmimi i aksioneve të kompanisë "Lockheed Martin" u shtua me 35 %. Vende si Siria, Iraku, Afganistani, Ukraina etj. u zhytën thellësisht në luftë dhe fatkeqësi, por gjigantët amerikanë të armëve ushtarake përfituan më shumë.

Ish-anëtarja e Kongresit amerikan, veterania e luftës së Irakut Tulsi Gabbard, vuri në dukje se disa anëtarë të të dy partive amerikane përkrahin dhe nxitin luftën, meqenëse kompanive të armëve që kontrollojnë politikanët amerikanë u nevojitet lufta për përfitime. (Xu Guang)