Në Stamboll u zhvilluan bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga Turqia.

Agjencia turke e lajmeve, “Anadolu” bëri të ditur se gjatë takimit, Rusia është zotuar të ulë ndjeshëm aktivitetet ushtarake në kryeqytetin e Ukrainës Kiev dhe në qytetin verior Chernihiv.

Kreu i delegacionit rus në bisedimet e paqes me Ukrainën tha se presidentët e dy vendeve mund të takohen kur të miratohet drafti i një traktati të paqes.

Neutraliteti i Ukrainës, çarmatimi dhe garancitë e saj të sigurisë, denazifikimi dhe heqja e pengesave për përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë, ishin ndër temat në tryezë, njoftuan mediat lokale, citon “Xinhua”.

Bisedimet dypalëshe janë të vështira, tha Mykhailo Podolyak, një anëtar i delegacionit ukrainas. (Irma)