transporti porte, gazetasi.al

transporti porte, gazetasi.al

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në portet shqiptare në muajin shkurt ishte 357.9 mijë tonë, duke shënuar rritje me 4.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instituti i Statistikave, përmes një raporti, bëri të ditur se në dymujorin e parë vitit 2022, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte ishte 644.7 mijë tonë, duke u ulur me 9.2 %, krahasuar me dymujorin e vitit 2021.

Në muajin shkurt, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë ishte 1.649 mijë ton/kilometër, duke u ulur me 39.5%, krahasuar me shkurtin 2021.

Në dymujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 3.375 mijë ton/kilometër, duke u ulur me 37.5%, krahasuar me dymujorin e vitit 2021.

Në muajin shkurt, volumi i mallrave të transportuar me ajër ishte 153.3 tonë, 23.8% më shumë se vjet.

Në dymujorin e parë të vitit, volumi i mallrave të transportuar me ajër ishte 312.9 tonë, duke u rritur me 14.7% nga e njëjta periudhë e vjetshme. (Irma)