Kishore Mahbubani(Foto:VCG)

Në revistën amerikane "Foreign Policy" u botua artikulli i studiuesit të njohur nga Singapori Kishore Mahbubani me titullin "Politika e Uashingtonit për Rusinë nuk do të funksionojë në Azi".

Artikulli thekson se ata që nxitin anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe përshpejtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë nga Perëndimi duhet të marrin gjithashtu përgjegjësinë, sepse po e bëjnë Ukrainën dash kurbani dhe po shkaktojnë pasiguri masive globale.

Sipas artikullit, pikëpamja absolutiste se "populli i Tajvanit duhet të zgjedhë lirisht fatin e tij" është po aq e rrezikshme dhe ShBA-ja duhet të mësojë të jetë pragmatike në gjeopolitikë. (Çang Çuo)