Rusia dhe Ukrania pranuan që të organizojnë korridoret humanitare për të evakuuar civilët në raundin e dytë të bisedimeve në Bjellorusinë në të Enjten, Këshilltari i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak konfirmoi këtë në Twitter.

"Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoret humanitare," Podoliak shkroi në Twitter.

Gjatë bisedimeve në të Enjten, të dy palët diskutuan çështjet ushtarake, çështjet humanitare dhe një zgjidhje të ardhme politikale për konflikt, tha ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky, edhe kryetari i delegacionit rus.

"Pozicionet ishin bërë absolutisht të qarta. Në disa ndër tyre, menaxhuam që të arrijmë një mirëkuptim,"tha ai, duke vënë në dukje se krijimi i korridoreve humanitare është "progresi thelbësor."

Agjencia e lajmeve ruse TASS raportoi më herët në të Enjten se raundi i dytë i bisedimeve ka përfunduar.

Podoliak tha në një konferencë shtypi se raundi i 3-të i negociatave paqesore mund të zhvillohet shumë shpejt, sipas medias ukraineze. (Xu Guang)