Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas njoftimeve të së shtunës të agjencisë franceze të lajmeve AFP, tenda, streha të përkohshme dhe makina kampingu mbushin rrugët e Los Anxhelosit, gjë që tregon se numri i të pastrehëve në këtë qytet po rritet shumë.

Raporti vë në dukje se është tronditëse që ka kaq shumë njerëz të pastrehë në rrugët e qytetit të dytë më të madh në vendin më të pasur në botë. Disa strehimore janë ndërtuar pranë Hollivudit ose përgjatë autostradave të qytetit.

Disa nga të pastrehët janë relativisht të rinj, viktima të rrënimit ekonomik gjatë pandemisë, por të tjerët kanë qenë në rrugë prej vitesh. Të dhënat e vitit 2020 tregojnë se ka më shumë se 66 000 të pastrehë vetëm në zonën metropolitane të Los Anxhelosit, 13% më shumë në krahasim me vitin 2019. Shifrat e këtij viti pritet të jenë më të mëdha.