foto nga VCG

foto nga VCG

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Zhang Jun, bëri një deklaratë në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dielën.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara thirri një sesion të posaçëm urgjent të rrallë të Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh mbi pushtimin rus të Ukrainës, që do të mbahet të hënën, ndërsa aleatët perëndimorë kanë forcuar një fushatë diplomatike për të izoluar Moskën. Në vijim është deklarata e plotë:

Zoti Kryetar,

Aktualisht, ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve dramatike në situatën në Ukrainë. Kina në shumë raste e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për çështjen e Ukrainës dhe ky qëndrim mbetet i pandryshuar.

Ne besojmë se përparësia kryesore tani është që të tëra palët të ushtrojnë përmbajtjen e nevojshme për të parandaluar që situata në Ukrainë të përkeqësohet. Kina mbështet dhe inkurajon të gjitha përpjekjet diplomatike që janë në të mirë të një zgjidhjeje paqësore të krizës në Ukrainë dhe mirëpret zhvillimin sa më shpejt të dialogut e të negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë e Ukrainës. Në të njëjtën kohë, Kina gjithashtu mbështet zhvillimin e dialogut të barabartë mes palës europiane dhe Rusisë për çështjet e sigurisë evropiane, dhe respektimin e parimit të sigurisë së pandashme, në mënyrë që të formohet përfundimisht një mekanizëm i sigurisë europiane i ekuilibruar, i efektshëm dhe i qëndrueshëm.

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina beson se Këshilli i Sigurimit duhet t'i japë përparësi paqes e qëndrueshmërisë rajonale dhe sigurisë universale të të gjitha vendeve dhe të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës. Veprimet e ndërmarra nga OKB-ja duhet të ndihmojnë në qetësimin e situates, lehtësimin e zgjidhjes diplomatike dhe ndalimin e acarimit të tensioneve.

Faleminderit, zoti Kryetar.