Foto nga VCG

Kohët e fundit, situata në Ukrainë është bërë njëfokus ndërkombëtar. ShBA-ja ka përsëritur vazhdimisht"pushtimin e planifikuar të Rusisë mbi Ukrainën" duke "parashikuar" datën e pushtimit. Madje Ukraina ka shprehur pakënaqësinë e saj për krijimin nga ShBA-ja të atmosferës së frikës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se disa vende perëndimore e kanë zmadhuar mundësinë e shpërthimit tëkonfliktit mes Ukrainës e Rusisë.

Në fakt, që nga viti 2014, nuk ka pushuar konflikti në rajonin e Donbasit në Ukrainën Lindore. Megjithëse palët e ndryshme arritën "Marrëveshjen e Minskut" në shkurt të vitit 2015 për armëpushim, kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht.

Vitet e fundit, Ukraina dhe ShBA-ja kanë forcuar bashkëpunimin ushtarak, dhe problemi i anëtarësimit tëUkrainës në NATO etj. është vendosur në rendin e ditës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh se Aleanca po e ndihmon Ukrainën të forcojëaftësinë mbrojtëse, duke nxitur integrimin euroatlantik të saj. Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu shpresën që do të ketë një kornizë kohore tëqartë për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

Për Rusinë, nëse anëtarësohej Ukraina në NATO, krahinat kufitare të Rusisë Jugperëndimore do tëkufizoheshin drejtpërdrejt me NATO-n dhe, si pasojë, do të zvogëloheshin shumë interesat gjeopolitike dhe hapësira e sigurisë strategjike e Rusisë. Prandaj Moska e konsideron gjithmonë anëtarësimin e Ukrainës në NATO si një "vijë të kuqe" të papranueshme.

Në fakt, kriza e Ukrainës është pjesë e lojës strategjike mes Rusisë e vendeve perëndimore. ShBA-ja synon ta forcojë të drejtën e saj të mbizotërimit nëçështjet e sigurisë europiane, prandaj ka ushtruar trysni mbi Rusinë, duke nxitur pandërprerë ndjenjatantiruse nëUkrainë. Për të marrë iniciativën strategjike, Rusia e konsideron Ukrainën si një zonë tamponpër përballimin e presionit nga Perëndimi. Prandaj mund të themi se Ukrainaështë "viktimë" e përballjes mes Rusisë e ShBA-së. (Fani/Artan)