Në Shtetet e Bashkuara, gati një në 10 të burgosur mbahet në burgje private, me qëllim fitimi. Aty jo vetëm që ambientet janë në kushte jashtëzakonisht të këqija, por të burgosurit përdoren si mjete për punë të detyruar, duke marrë vetëm 10 deri në 20 dollarë në muaj. Në vitin 2019, fitimet e kombinuara të tre grupeve më të mëdha të burgjeve private ishin deri në 5 miliardë dollarë. Në lidhje me këtë sistem të punës së detyruar nën petkun e qytetërimit modern, kolumnistja e "New York Times" Michelle Alexander tha me sarkazëm: "Sistemi i kastës në Shtetet e Bashkuara duket se është hequr, por në fakt ai vetëm se është ridizenjuar".