Agjencia Ruse e Lajmeve Satelitore raportoi të shtunën se Vyacheslav Fedisov, një lojtar i famshëm i hokejit mbi akull dhe komentator sportiv, tha se Kina ka një sërë politikash të arsyeshme kombëtare për zhvillimin e sporteve dimërore, që kanë dëshmuar sukses.

"Pekini është përgatitur me përpikëri për Lojërat Olimpike Dimërore, duke ftuar trajnerët më të mirë nga e gjithë bota dhe duke ngritur shumë qendra stërvitore. Kina do t'u sigurojë 300 milionë njerëzve kushte për sportet e akullit dhe borës, gjë që është mbresëlënëse. Është një qasje shumë e zgjuar kombëtare," u shpreh ai.

Fedisov beson se sportistët kinezë kanë perspektiva të mira rritjeje në shumë sporte olimpike dimërore, si patinazhi i shpejtësisë, patinazhi artistik, kërcimi me ski etj. "Kina ka vendosur synime për të arritur rezultate në këto sporte. Ata nuk e kanë problem të jenë punëtorë dhe të mirorganizuar," vuri në dukje Fedisov.