Kancelari gjerman, Olaf Scholz, duke folur në Konferencën e Mynihut, ka ngjallur shpresa sa i përket zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Schols ka thënë se kur flet për Bashkimin Evropian ka parasysh edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat pritet të integrohen në BE kur të piqen kushtet.

“Kur flas për BE-në kam ndërmend edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor në mendje. Nuk mjafton t’i theksojmë planet e zgjerimit për këtë rajon si synim strategjik. Atë duhet ta avancojmë në mënyrë aktive”, -deklaroi Scholz.

Nga vendet e Rajonit kërkohet që t’i përshtatin qëndrimet e tyre në politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian.

Këshilli i Evropës nënvizon se sundimi i ligjit do të jetë një element kyç, nga i cili do të varet dinamika e përparimit të vendeve të rajonit në procesin e integrimit evropian.