Policia kanadeze po bën ndoshta sforcimin përfundimtar për të pastruar kryeqytetin nga demonstruesit që e kanë paralizuar atë duke parkuar dhe kampuar në rrugë për më shumë se tre javë për të protestuar kundër kufizimeve pandemike, njofton “Reuters”.

Policia ka bërë 170 arrestime dhe ka tërhequr 53 automjete qëkur filloi përpjekjet për të goditur protestën të premten në mëngjes, që kërkonte nga kryeministri Justin Trudeau të përdorte fuqitë e urgjencës të përdorura rrallë.

Të shtunën, policia përdori spraj piper dhe granata trullosëse për të larguar protestuesit e vendosur që kanë mbetur, duke pastruar pjesën më të madhe të zonës përpara parlamentit dhe pranë zyrës së kryeministrit.

Sipas policisë, disa nga të arrestuarit të shtunën mbanin parzmore dhe kishin granata tymuese dhe fishekzjarre në çantat dhe automjetet e tyre.