Franca u bëri thirrje të gjithë shtetasve të saj që janë aktualisht në Ukrainë për qëndrime jothelbësore që të largohen nga vendi, njofton “Xinhua”.

Shtetasit francezë në Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk u kërkohet nga Ministria e Jashtme franceze që të largohen pa vonesë nga këto rajone për shkak të situatës së sigurisë.

“Rekomandohet të ushtrohet vigjilencë e shtuar dhe mos të shkohet në zonat kufitare në veri dhe lindje të vendit”, -njoftoi ministria, duke shtuar se qytetarët francezë këshillohen të shtyjnë të gjitha udhëtimet për në Ukrainë.

Njoftimi u publikua pasi ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian foli në telefon të shtunën me homologun e tij rus Sergei Lavrov për situatën aktuale përgjatë kufijve të Ukrainës.

Lavrov paralajmëroi se injorimi i të drejtave legjitime të Rusisë në fushën e sigurisë dëmton stabilitetin jo vetëm në kontinentin evropian, por edhe në botë.

Le Drian përsëriti se dialogu ishte ende i mundur, por Rusia duhet të zgjedhë të angazhohet në të.