foto/VCG

foto/VCG

Vaksinat e autorizuara në vendet e BE-së janë efektive, siguria e tyre monitorohet dhe vlerësohet vazhdimisht dhe shumica e efekteve anësore janë të lehta dhe me kohëzgjatje të shkurtër, ndërkohë që problemet serioze janë jashtëzakonisht të rralla, njoftoi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përcjellin mediet botërore.

EMA publikoi të dhëna të përditësuara për sigurinë e vaksinave anti-Covid, lidhur me dozat totale të administruara për secilën vaksinë dhe efektet anësore të dyshuara, rastet mjekësore që janë vërejtur dhe raportuar pas vaksinimit, por që nuk janë domosdoshmërisht të lidhura ose të shkaktuara nga vaksina.

“Në fund të janarit 2022, në vendet e BE-së dhe Zonën Ekonomike Evropiane u administruan rreth 797 milionë doza”, raportoi EMA.

Sipas Agjencisë, u administruan 570 milionë doza vaksinash te prodhuara nga kompania “Pfizer-BioNTech”, ku u raportuan 582.074 raste me efekte anësore të dyshuara. Nga “AstraZeneca” u administruan 69 milionë doza, ku u raportuan 244.603 efekte anësore të dyshuara. Ndërsa nga kompania “Moderna” u administruan 139 milionë doza, ku u raportuan 150.807 raste të dyshuara, raportoi EMA. Për 19 milionë doza “J&J” u raportuan 40.766 raste të dyshuara të efekteve anëtare. Të dhënat mbi “Novavax”, e autorizuar në dhjetor 2021, nuk janë ende të disponueshme.