foto/VCG

foto/VCG

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë pak përparim në çështjet e sigurisë qendrore.

Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”.

Kreu i diplomacisë ruse, duke folur për takimin e ardhshëm me kryediplomatn amerikan Antony Blinken, në kuadër të krizës ukrainase, deklaroi se Rusia do t'i thotë qartë SHBA-së dhe NATO-s se nuk mund të mjaftohet me "thjesht premtime" për çështjet që shqetësojnë Rusinë për sigurinë.