foto/VCG

foto/VCG

Varianti BA.2 i Covid 19 jo vetëm që po përhapet më shpejt se Omikroni, por gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje më serioze dhe duket më rezistent ndaj disa prej barnave kryesore të Covid 19.

Këtë e sugjeron hulumtimi i ri i kryer në Japoni, citon “Ansa”.

Eksperimentet laboratorike tregojnë se BA.2 mund të ketë karakteristika që e bëjnë atë të aftë të shkaktojë sëmundje aq serioze sa variantet e mëparshme të Covid 19, duke përfshirë Deltën. Dhe si Omikron, duket se i shpëton kryesisht imunitetit të krijuar nga vaksinat. Një dozë përforcuese rikthen mbrojtjen, duke e bërë sëmundjen 74% më pak të mundshme. BA.2 është gjithashtu rezistent ndaj disa trajtimeve, duke antitrupin monoklonal që përdoret aktualisht kundër Omikronit.