foto/VCG

foto/VCG

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në Ukrainë jo vetëm që do të krijonte një kërcënim të madh për sigurinë evropiane, por gjithashtu mund të nxiste një lëvizje të madhe refugjatësh në BE.

“Vlerësohet se nga 20,000 deri në më shumë se një milion refugjatë mund të vijnë”, - ka thënë ai për gazetën gjermane “Die Welt”.

Ky nuk është paralajmërimi i parë se konflikti mund të shkaktojë një rritje të re të njerëzve që largohen nga shtëpitë e tyre. Ministrat polakë u kanë kërkuar udhëheqësve rajonalë që të përgatisin strehim urgjent për çdo rast, raporton BBC.

Pushtimi rus i Krimesë në vitin 2014 dhe lufta pasuese në lindje çoi në zhvendosjen e 1.5 milionë ukrainasve.

Schinas paralajmëron gjithashtu se refugjatët mund të përdoren për të ushtruar presion ndaj BE-së, ashtu siç u përdorën nga Bjellorusia në fund të vitit 2021.