foto/VCG

foto/VCG

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se gjashtë vende afrikane janë zgjedhur për të prodhuar vaksinat e tyre mRNA.

Egjipti, Kenia, Nigeria, Senegali, Afrika e Jugut dhe Tunizia janë përzgjedhur si marrësit e parë të teknologjisë nga qendra globale e vaksinave mRNA të OBSH-së, në një përpjekje për të siguruar që kontinenti afrikan të mund të prodhojë dozat e veta të vaksinës për të luftuar Covid-in dhe sëmundje të tjera, bëjnë të ditur mediet botërore.

Qendra e transferimit të teknologjisë për vaksinat mRNA, e krijuar nga partnerët e OBSH-së dhe “Covax” në Afrikën e Jugut qershorin e kaluar, po jep tashmë rezultate, me “Afrigen” që ka njoftuar se ka prodhuar vaksinën e saj mRNA, bazuar në informacionin publik. në dispozicion mbi përbërjen e një vaksine ekzistuese. “Presim që provat klinike të fillojnë në tremujorin e katërt të këtij viti, me miratim që pritet të merret në vitin 2024”, -deklaroi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në samitin e BE-Afrikë.

Gjashtë vendet që përfitojnë nga teknologjia do të marrin trajnime se si të prodhojnë disa vaksina dhe licencat për ta bërë këtë.

"Ne presim që përfitimet e kësaj nisme do të shtrihen përtej Covid-19, duke krijuar një platformë për vaksinat kundër sëmundjeve të tjera, përfshirë malarien dhe tuberkulozin", -tha shefi i OBSH-së.