foto/VCG

foto/VCG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendi ka pasur shanse për t’u bashkuar me NATO-n, por, sipas tij, pavarësisht ambicieve, brenda aleancës ka pasur rezistencë për mosanëtarsimin e Ukrainës.

“Ne do të donim të bashkoheshim me NATO-n. Por procesi ka ngecur. Janë disa arsye për këtë. Jo vetëm Rusia është kundër anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë”, -deklaroi Zelensky për gazetën gjermane Bild, citon “Reuters”.

Presidenti ukrainas theksoi se ka vende anëtare të NATO-s që mbështesin Rusinë për pozicionin e saj kundër anëtarësimit të Ukrainës, duke shtuar se pavarësisht se nuk është e lehtë me këto vend, nuk mund të rrezikohet ndonjë konflikt diplomatik.

Zelensky tha se populli ukrainas duhet të jetë në gjendje të vendosë nëse do t’i bashkohet NATO-s, por sipas tij një referendum në këtë pikë do të kishte pak kuptim.

“Rruga për në NATO dhe BE është shumë e gjatë. Ukraina ka nevojë për disa garanci sigurie gjatë rrugës”, tha ai, duke kërkuar mbështetjen e vendeve anëtare të Aleancës.