foto/VCG

foto/VCG

Konventa Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Formave të Diskriminimit Racor (ICERD) njoftoi se ka formuar Komision të Posaçëm Pajtimi për zgjidhjen e mosmarrëveshje mbi diskriminimin racor mes Palestinës dhe Izraelit, transmeton “Anadolu Agency”.

Komisioni do të shqyrtojë pretendimet dhe dokumentet përkatëse të Palestinës për diskriminim racor nga Izraeli dhe do t‘u bëjë palëve rekomandime për zgjidhjen e problemeve mes dy shteteve.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, thuhet se shtetet e Izraelit dhe Palestinës janë palë në Marrëveshjen e ICERD në kuadrin e OKB-së dhe se në përputhje me marrëveshjen çdo shtet mund të ankohet ndaj një shteti tjetër që kryen diskriminim.

Para formimit të komisionit mbledhjet paraprake janë mbajtur më 19 janar dhe 10 shkurt dhe në krye të tij është zgjedhur anëtari i ICERD, doc. dr. Gün Kut.

Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor (ICERD) u pranua nën ombrellën OKB në vitin 1965 dhe është miratuar nga 179 vende deri më tani.