Në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, shumë sportistë amerikano-aziatikë arritën rezultate të mira që duhen përgëzuar. Por gazeta "New York Times" ka treguar më shumë interes për ngjyrën e lëkurës së sportistëve. Sipas raportimeve të "New York Times", "aziatikët përbëjnë vetëm 7% të popullsisë amerikane, por në gara të ndryshme dhe pista të patinazhit në akull përqindja e tyre është e mbipërfaqësuar gjallërisht". Më tej gazeta vazhdon se "Ata (sportistët aziatikë) e ndryshuan këtë sport, sepse deri në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve ishin njerëz të bardhë."

Rezultatet e mira nga sportistët amerikano-aziatikë burojnë nga përpjekjet e tyre, por gazeta "New York Times" tregon "supremacinë e racës së bardhë" dhe racizmin ndaj njerëzve me ngjyrë në shoqërinë amerikane.