Foto nga VCG

Të mërkurën, CNN-i njoftoi se SHBA-ja mbetet shumë prapa vendeve të tjera perëndimore në injektimin e vaksinave përforcuese.

Sipas të dhënave, deri më 13 shkurt, përqindja e injektimit të dozës së tretë të vaksinave të COVID-19 në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë kaloi shifrën 50%, kurse në SHBA kjo përqindje është vetëm 27.6%. Efekti mbrojtës i dozës së tretë dhe shtimi i shpejtë i rasteve të prekjes nga Omicron nuk i kanë bindur amerikanët të marrin vaksinat përforcuese, ndërsa përqindja e injektimit të vaksinave përforcuese në SHBA ka shënuar nivelin më të ulët muajt e fundit. (Fani/Eda)