vaksinimi Shba, healthcareinamerica

vaksinimi Shba, healthcareinamerica

Normat e vaksinimit të shtetasve amerikanë mbi 65 vjeç e lart janë ende të ulëta dhe të moshuarit e pavaksinuar kanë vdekur nga Covid 19 me ritme tepër të larta, citon “Xinhua” median amerikane.

Deri tani këtë vit, tre të katërtat e vdekjeve nga Covid 19 në Shtetet e Bashkuara kanë qenë në njerëz të moshës 65 vjeç e lart, 93 për qind në njerëz të moshës 50 vjeç e lart, raportoi revista, duke cituar Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Shtetet e Bashkuara kanë jo vetëm një shkallë më të ulët të vaksinimit të përgjithshëm, por edhe mbulim më të ulët te të moshuarit. Britania, për shembull, ka arritur 96 për qind të mbulimit të plotë të vaksinimit te njerëzit mbi 65 vjeç, por në Shtetet e Bashkuara, shifra qëndron në 88.5 për qind.

Përqindjet e ulëta të vaksinimit te njerëzit e moshës 60 ose 65 vjeç i kanë bërë ata të cenueshëm nga sëmundjet e rënda dhe rrjedhimisht vdekjet.