Australi The Guardian

Australi The Guardian

Shumica e vdekjeve nga Covid 19 në Australi ka prekur emigrantët, me njerëzit e lindur në Lindjen e Mesme që vuajnë shkallën më të lartë të vdekjeve, tregojnë të dhënat nga Zyra Australiane e Statistikave.

Pavarësisht se vetëm 26% e australianëve kanë lindur jashtë shtetit, të dhënat e reja tregojnë se kishte 2.3 vdekje nga Covid-19 për 100.000 njerëz të lindur në Australi, krahasuar me 6.8 për ata të lindur jashtë shtetit, bën të ditur “The Guardian”.

Njerëzit e lindur në Lindjen e Mesme kishin shkallën më të lartë të vdekjeve, me 29.3 vdekje për 100.000 njerëz.

Ekspertët thonë se arsyeja është mbështetja e Australisë tek emigrantët për punë thelbësore, të pasigurta dhe dështimi për të angazhuar komunitetet e emigrantëve në planifikimin e pandemisë.

Të dhënat e fundit mbështesin ato të mëparshmet të mbledhura gjatë gjithë pandemisë që zbuluan se vdekjet janë më të larta në popullatat e moshuara dhe ato me sëmundje para-ekzistuese. Pothuajse 70% e certifikatave të vdekjes në Australi raportuan gjendje kronike para-ekzistuese.