“Opel”, gjigandi gjerman i prodhimit te automjeteve planifikon t’i ofrojë të gjitha modelet e tij të makinave elektrike brenda dy viteve te ardhshme dhe të investojë në rreze shumë më të gjatë për automjetet e tij me bateri.

Konfirmimi vjen nga shefi i Opel Uwe Hochgeschu, sipas të cilit konsumatorët do të marrin një ofertë “elektrizuese” për çdo model Opel të vitit 2024”. “Për shkak të kushteve kornizë të vendosur nga politikanët, është e qartë se motorët me djegie të brendshme kanë një datë skadence në Evropë”, shtoi ai duke theksuar se ”Opel’ nuk do të shesë më motorë me djegie të brendshme në Evropë nga viti 2028 e tutje”. ”Opel” është marka e vetme gjermane e grupit të makinave ”Stellantis”, e formuar nga kompania mëmë ”Peugeot PSA” dhe ”Fiat-Chrysler”.