Marka ikonike Nokia ka prezantuar pa shumë bujë telefonin inteligjent Nokia G11. Telefoni i ri inteligjent i Nokias, G11 ndan pjesën më të madhe të pajisjeve me Nokia G21, por ka një kamerë kryesore më pak cilësore dhe një trup më të lehtë. Nokia G11 funksionon me një procesorin Unisoc T606, dhe ka një memorie prej 3 GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme. Nokia G11 ka një ekran LCD 6,5 inç HD+ me një shpejtësi rifreskimi prej 90 Hz.

Në pjesën e pasme janë tre kamera, një kryesore prej 13MP, një makro si dhe një me sensor thellësie, nga 2 MP secila. Në pjesën e përparme ekziston një kamerë selfie 8 MP në dhëmbin e ekranit. Telefoni i ri Nokia G11 ka sistemin operativ Android 11 dhe është i pajisur me një bateri 5.050 mAh, që mbështet karikimin 18 W. Kompania ka bërë me dije se Nokia G11 do të marrë përmirësime të sigurisë gjatë një periudhe trevjeçare, si dhe dy përmirësime kryesore të sistemit operativ. Çmimi i smartfonit në Evropë është 159 euro dhe disponohet në ngjyrë blu dhe gri.