Oxfam, Afrika, vaksinat, panafricaoxfam

Oxfam, Afrika, vaksinat, panafricaoxfam

Bashkimi Evropian do të duhet të hedhë 55 milionë doza të vaksinave kundër Covid 19 deri në fund të shkurtit, sepse ato janë gati të skadojnë, ndërkohë që ka dhuruar vetëm 30 milionë në Afrikë që nga fillimi i vitit.

Organizatat “Oxfam” dhe “Emergency”, në prag të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atij Afrikan, ngritën shqetësimin se në Afrikë, për shkak të mungesës së vaksinave, vetëm 11% e popullsisë ka marrë dy dozat e para dhe që nga fillimi i vitit vlerësohet se të paktën 250.000 njerëz kanë vdekur nga virusi, pothuajse 7000 në ditë, bën të ditur “Ansa”.

"Pavarësisht retorikës së një marrëdhënieje të veçantë me Afrikën, Bashkimi Evropian, i cili aktualisht është eksportuesi më i madh i vaksinave në botë, i ka dhënë përparësi shitjes së dozave të prodhuara në Evropë për vendet e pasura të afta për të paguar çmime të tepruara. Vetëm 8% e dozave të eksportuara shkuan në kontinentin afrikan”, -tha Sara Albiani, këshilltare e politikave për shëndetin global të “Oxfam Italia”.