Omikron Anadolu

Omikron Anadolu

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se BA.2, një nga nënvariantet e Omikronit të Covid 19, aktualisht është bërë dominues në 10 vende dhe përbën shumicën e rasteve.

Në raportin javor mbi situatën e Covid 19, që publikohet në faqen e internetit të organizatës, u shqyrtua situata e fundit lidhur me rastet globale të Covid 19, Omicron dhe nënvariantet e tij.

Në raport është vërejtur se BA.2, një nga nënvariantet e Omikronit, është duke shënuar rritje në rastet globale të Covid 19, transmeton “Anadolu Agency”.

Sipas mostrave të rasteve që janë dorëzuar në Iniciativën Globale për Ndarjen e të Dhënave të Influencës (GISAID) e cila është e lidhur me OBSH-në, BA.2 më shumë është përhapur në Azinë Juglindore duke përbërë 44.7 për qind të rasteve me Omikron, ndërsa në Amerikën Jugore dhe atë Veriore norma e përhapjes së BA.2 është në 1 për qind.

Në raport thuhet se ka të dhëna të kufizuara që BA.2 përhapet më shpejt në krahasim me Omikronit dhe se nuk dihet ende se në çfarë mase ndikon në trupin e njeriut nënvarianti BA.2.