Foto: VCG

Foto: VCG

Një valë e re infeksionesh nga varianti ‘’Omicron‘’ i koronavirusit po lëviz drejt Evropës Lindore, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), duke u kërkuar autoriteteve të përmirësojnë vaksinimin dhe masat e tjera.

Gjatë dy javëve të fundit, rastet e COVID-19 janë më shumë se dyfishuar në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë, tha në një deklaratë drejtori rajonal i OBSh-së për Evropën, Hans Kluge.

Komentet e tij bëhen teksa disa vende evropiane, përfshirë Çekinë dhe Poloninë, kanë lënë të kuptohet lehtësimin e kufizimeve të COVID-19 muajin e ardhshëm, nëse numri i infeksioneve ditore vazhdon të bjerë.

OBSh-ja, megjithatë, theksoi nevojën e vazhdimit të masave të tilla si testimi i shpejtë dhe mbajtja e maskave, duke thënë se mbi 165 milionë raste COVID-19 janë regjistruar deri tani në të gjithë rajonin evropian të OBSh-së, me 25 000 vdekje në javën e kaluar.

“Përballë valës së 'Omicron' dhe 'Delta' që ende qarkullojnë gjerësisht në Lindje, kjo situatë shqetësuese nuk është momenti për të hequr masat që ne e dimë se funksionojnë në reduktimin e përhapjes së COVID-19”, tha Kluge.