Ditët e fundit, rreth situatës serioze në Ukrainë, vendet europiane kanë ndërmarrë një sërë veprimesh diplomatike. Liderët e Francës dhe të Gjermanisë vizituan përkatësisht Moskën dhe Kievin, por ShBA-ja e Britania kanë frikë që situata midis Rusisë e Ukrainës nuk do të përshkallëzohet dhe shpesh përpiqen të "ndezin flakët e luftës". Jake Sullivan, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, tha në një intervistë se "veprimet ushtarake ndaj Ukrainës mund të ndodhin në çdo kohë". ShBA-ja dhe Britania përhapin informacionin jozyrtar që Rusia do të pushtojë Ukrainën, gjë që ka dy qëllime: së pari, që ato të kërkojnë shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë; së dyti, të forcojnë dominimin e tyre ndaj problemeve të sigurisë në Europë.

Njëkohësisht, më 14 shkurt u publikua në Berlin “Raporti i Sigurisë i Mynihut 2022”, ku përcaktohet tema e Konferencës së 58-të të Sigurisë të Mynihut që do të organizohet më 18 shkurt si "Dalje nga ndjenja e pafuqisë". Mund të themi se "ndjenja e pafuqisë" kolektive e vendeve europiane s'mund të tregohet qartë, sepse ngjarjet e mëdha në territorin e tyre kontrollohen nga ShBA-ja. (Çang Çuo)