Rusia njoftoi se është duke tërhequr disa nga trupat e saj nga kufiri me Ukrainën, pas një grumbullimi që ngriti frikën për një pushtim.

Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitjet në shkallë të gjerë vazhduan, por se disa njësi po ktheheshin në bazat e tyre, raporton BBC.

Në deklaratën e saj, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se po tërhiqte disa nga trupat që kryenin stërvitje në rrethet ushtarake në kufi me Ukrainën.

"Një numër stërvitjesh luftarake janë kryer siç ishte planifikuar",- tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov.

Një burim i qeverisë britanike tha se ishte duke pritur për të parë shkallën e tërheqjes, duke thënë se do të duhej të bënte një ndryshim në aftësinë për të pushtuar për të qenë kuptimplotë.

Por njoftimi ishte i mjaftueshëm për Ukrainën dhe Rusinë që të pretendonin fitoren në përballje.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dymytro Kuleba, tha: "Ne kemi arritur së bashku me partnerët tanë të pengojmë Rusinë nga çdo përshkallëzim i mëtejshëm".

Ndërsa një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se 15 shkurti do të hyjë në histori si dita kur dështoi propaganda e luftës perëndimore.