“Ndihma e Kinës për vaksinat po fiton garën e diplomacisë, e cila ka gjeneruar opinione të favorshme për Kinën në vende të tilla si Brunei, i cili e konsideroi lëvizjen e Pekinit "një gjest vullneti të mirë", shkruan revista “The Diplomat”.

"Ndërsa shpërndarja e vaksinave në vendet e tjera mund të jetë e motivuar nga interesa ekonomike dhe politike, ndihma e Kinës me vaksina po fiton aktualisht garën e diplomacisë vetëm duke qenë në gjendje të sigurojë menjëherë dhe me efikasitet vaksina për vendet në nevojë", -shkruan Riyani Sidek dhe Nafisa Halim, bashkëpunëtorët hulumtues në “Global Awareness & Impact Alliance”, në një artikull të botuar në “The Diplomat”, citon “Xinhua”.

Brunei është një nga vendet që Kina ka ndihmuar me furnizime në vaksina, thuhet në artikull.