Foto: CMG

Foto: CMG

Inflacioni në ShBA arriti në nivelin më të lartë në 40 vjet në janar, me një rritje prej 7.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndikimet e epidemisë dhe çmimet e larta kanë shkaktuar vështirësi më të mëdha për jetën e banorëve. Pasuria e 400 amerikanëve më të pasur u rrit me 40 % gjatë epidemisë, ndërsa numri i të papunëve për shkak të epidemisë arriti deri në 3.1 milionë.

Për të kontrolluar inflacionin, Bordi i Rezervës Federale ka sinjalizuar shumë herë rritjen e normës së interesit, rritje që do të shtojë barrën financiare. Kohët e fundit, vëllimi i përgjithshëm i borxhit kombëtar amerikan i kaloi 30 trilionë dollarët, për herë të parë në histori. Michael Peterson, kryezyrtari ekzekutiv i Fondacionit “Peter G. Peterson”, mendon se situata e tanishme financiare në ShBA është rezultat i qeverisjes së papërgjegjshme.