Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Një flotë detare kineze me 1 400 tonë ndihma për Tongën mbërriti të martën në kryeqytetin Nuku'alofa.

Ndihmat përfshinin kryesisht shtëpi të lëvizshme, traktorë, gjeneratorë, pompa, pastrues uji, ushqime emergjente dhe pajisje mjekësore e të parandalimit të epidemisë. Para ngarkimit, për të gjitha materialet janë kryer disa trajtime dezinfektimi dhe karantine të marrjes së mostrave.

Meqenëse Tonga është goditur nga COVID-19, flota detare e pajisur me personel dhe pajisje mjekësore profesionale dhe që është e aftë për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe trajtimin mjekësor, do të ofrojë ndihmë brenda kapacitetit të saj për Tongën mbi bazën e kërkesës së mëvonshme.