Foto nga VCG

Sipas gazetës amerikane "Nju Jork Times", me shtimin e rasteve të prekjes nga varianti “Omicron” dhe të kërkesave për testimin për virusin e COVID-19 në SHBA, janë shtuar shumë pika të rreme të testimit të virusit.Këto pika të paligjshme testimi janë përhapur në shumë shtete. Ato vjedhin dhe shesin të dhënat vetjake të të testuarve, duke përfshirë të dhënat e kartës së kreditit e të lejes së drejtimit të automjetit, numrin e sigurimeve shoqërore etj. Përveç kësaj, këto pika kanë fabrikuar shumë rezultate testimi.

Prokurori i distriktit të Uashingtonit Bob Ferguson bëri një deklaratë, ku thuhet se fabrikimi i rezultateve negative nga pikat e rreme të testimit ka kërcënuar sigurinë shëndetësore të komuniteteve. (Fani)