Rusia duhet të vazhdojë bisedimet me SHBA-në dhe aleatët e saj mbi kërkesat e saj për garancitë e sigurisë në Evropë, i tha të hënën presidentit Vladimir Putin Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, duke sugjeruar se Kremlini do të zgjerojë përpjekjet për të arritur një zgjidhje diplomatike lidhur me rritjen e tensioneve me Perëndimin, njofton “Bloomberg”.

Sipas medieve ruse, presidenti Putin prangoi propozimin e kryediplomatit Lavrov.

Menjëherë pas seancës me Lavrov, Putin u takua me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili raportoi se disa nga stërvitjet masive ushtarake që po zhvillohen tashmë kanë përfunduar, ndërsa të tjerat do të përfundojnë më vonë. Ai nuk specifikoi planet për kthimin e trupave në bazat e tyre, por zyrtarë të tjerë kanë thënë se do të kthehen pasi të mbarojnë operacionet.

Komentet ishin shenjat më të qarta ende se Kremlini do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për të zbutur tensionet dhe madje mund të fillojë të mos të përshkallëzuar një krizë që ka shtuar frikën e luftës në Evropë.