Korrespondentja e posaçme e CMG-së Olga bëri intervista me banorët në Donetsk, që është në kufi me Rusinë.

Korrespondentja e posaçme e CMG-së Olga: Më thuaj, të lutem, a ke plan veprimi në rast se shpërthen lufta? A beson që ka rrezik real?

Banorja e Donetskut: Frika më e madhe është se si do të ndodhë kjo luftë. Sepse ne duket se jemi të gjithë njësoj…. Rusët dhe ukrainasit nuk i kanë bërë asgjë të keqe njëri-tjetrit. Dhe pse do të shkojnë tanket dhe do të fluturojnë aeroplanët, për të vrarë? Nuk e kuptoj pse.