Furnizimi me gjak i rezervuar për përdorim mjekësor është aq i ulët në Shtetet e Bashkuara, sa fjalia e parë në faqen kryesore të Kryqit të Kuq Amerikan është: "Paralajmërim: Krizë gjaku", shkruan “China Daily”.

Kryqi i Kuq, i cili kontribuon në 40 për qind të furnizimit me gjak të vendit, njoftoi se kjo është mungesa më e keqe e gjakut në më shumë se një dekadë dhe si rezultat i është dashur të kufizojë shpërndarjen e produkteve të gjakut në spitale.

Dhurimet e gjakut kanë rënë me 10 për qind që nga marsi 2020, sipas Kryqit të Kuq. Nxënësit e shkollave të mesme që përbënin një të katërtën e dhurimeve totale të gjakut në vitin 2019 kishin rënien më të madhe, me 62 për qind.

Moti i keq i dimrit dhe rritja e rasteve të Omicron kanë ulur më tej furnizimin me gjak. Njerëzit gjithashtu kanë anuluar takimet për dhurimin sepse janë të infektuar me koronavirus dhe nuk mund të dhurojnë gjak.