Holanda covid, atsh (1)

Holanda covid, atsh (1)

Qeveria holandeze planifikon që duke nisur prej 18 shkurtit të heqë shumicën e kufizimeve ndaj Covid-19. Njoftimi u bë i ditur nga ministri holandez i Shëndetësisë, Ernst Kuipers, në një letër drejtuar Parlamentit.

“Stadiumet, teatrot, kinematë dhe restorantet do të rihapen për vizitorët, pothuajse pa kufizime”, deklaroi Kuipers, citon “Yahoo news”.

Ndryshimi lejon që restorantet të qëndrojnë të hapura deri në orën 01:00, në vend që të mbyllen në orën 22:00.

Numri i rasteve te reja me infektimet Covid mbetet i lartë në Holandë, por numri i pacientëve që kërkojnë kujdes spitalor ka rritje me ritëm më të ngadaltë.

Gjithsesi, për të hyrë në ambientet e brendshme, në evente sportive apo kulturore do të vijojë të kërkohet pasaporta e vaksinimit.