Sipas AFP-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) bëri të ditur të martën se, qysh nga shfaqja e variantit “Omicron”, mbi 500 mijë veta kanë vdekur nga epidemia e COVID-19. Ky është një numër vdekjesh "që i kalon kufijtë e tragjedisë".

Abdi Mahmud, një zyrtar i OBSh-së për menaxhimin e prekjeve nga virusi i COVID-19, tha se qysh nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, kur OBSh-ja e shpalli “Omicron”-in si variant shqetësues, janë raportuar mbi 130 milionë raste të reja të prekjes nga virusi i COVID-19 dhe mbi 500 mijë vdekje në mbarë botën.

Abdi Mahmud u shpreh se mbi 500 mijë vdekje në periudhën e vaksinës efektive është një gjë e rëndë. Megjithëse të gjithë vlerësojnë se varianti “Omicron” është relativisht i lehtë, ata nuk e kuptojnë se qysh nga shfaqja e “Omicron”-it, kanë vdekur mbi 500 mijë veta, gjë që i kalon kufijtë e tragjedisë.

Sipas një raporti më të fundit, karakteristika e epidemisë së tanishme është "transmetimi i shpejtë dhe i vazhdueshëm në tërë botën i variantit ‘Omicron’ ", i cili është zbuluar tani "gati në të gjitha vendet". (Xu Guang)