karantina britani, google

karantina britani, google

Mbretëria e Bashkuar mund të jetë vendi i parë evropian që eliminon detyrimin e karantinës për ata që janë pozitivë me Covid-19. Ndalimi i izolimit ishte planifikuar aktualisht për në 24 mars, por heqja e masës mund të vijë në fund të shkurtit. Njoftimi u bë nga kryeministri Boris Johnson, gjatë fjalës së tij në Parlamentin britanik.

Më 21 shkurt, Johnson pritet të shpallë strategjinë e qeverisë për pandeminë. “Mendoj se do të jemi në gjendje t’i japim fund kufizimeve përfshirë dhe detyrimin ligjor për t’u izoluar kur je pozitiv. Besoj se mund ta marrim këtë masë një muaj më herët nga sa ishte parashikuar”, -tha Johnson, citon “The Guardian”.

Propozimi i tij për t’i dhënë fund pandemisë më herët do të duhet të votëbesohet në Parlament.

Në Mbretërinë e Bashkuar, infeksionet vazhdojnë të jenë të larta, por nga ana tjetër shtrimet në spital vazhdojnë të ulen dhe vdekjet e përgjithshme janë në mesataren e atyre të regjistruara në të kaluarën në periudhën e dimrit.

Përfundimi i detyrimit të izolimit do të eleminojë edhe testet, të cilat mund të kërkohen vetëm në shtëpitë e të moshuarve dhe në spitale.