Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian/MPJ

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian në konferencë shtypi / MPJ

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijiane e përshkroi të premten Dialogun Katërpalësh të Sigurisë (të njohur shkurt si “Quad” ose “Katërkërpalëshi”), një aleancë jozyrtare midis ShBA-së, Japonisë, Australisë dhe Indisë, si “mjet për frenimin e Kinës”.

Zhao e bëri këtë koment në një konferencë të rregullt për shtypin, duke iu përgjigjur pyetjes mbi takimin e ministrave të jashtëm të katër vendeve, ku u diskutua edhe për të ashtuquajturën “fuqi në rritje” të Pekinit.

“I ashtuquajturi mekanizëm katërpalësh është, në fakt, një mjet për frenimin e bllokimin e Kinës dhe për mbrojtjen e hegjemonisë së ShBA-së,” tha Zhao. “Ky është një provokim artificiale kundërvënieje, që do të minojë solidaritetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.”

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me kryediplomatët e Australisë, Japonisë dhe Indisë të premten në Melburn për të diskutuar mbi forcimin e aleancës katërpalëshe.

Duke theksuar se Lufta e Ftohtë ka shumë kohë që ka përfunduar, Zhao vuri në dukje se orvatjet për krijimin e një aleance për frenimin e Kinës nuk janë të mirëpritura dhe do të dështojnë. (Wang Lei/ Artan)